Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim punonjësit e institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, të cilët nga janari i vitit të ardhshëm do t’i marrin pagat me rritje prej 50 për qind. Me këtë rast Veseli ka thënë se vetëm me trajtim dinjitoz dhe meritor mund të arrihen rezultate në punë dhe në ngritjen e nivelit të krijimtarisë kulturore. “Pagat e punonjësve të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kulturore, nga ky muaj janë rritur për 50 për qind. Premtimi i dhënë është mbajtur. Përgëzoj ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi, për kujdesin ndaj artistëve ka shkruar Veseli në një postim të tij, por nuk ka treguar ndonjë shembull konkret sesi mund të ngrihet niveli i krijimtarisë kulturore me rritje pagash. (!)
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …