leoni

Kryetari Jashari dakordohet me pronarët e pronave që punimet në përfundimin e rrugëve të vazhdojnë

Deklarata e kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, pas takimit me pronarët e tokave, përgjatë të cilave do të vazhdojë zgjerimi i rrugës Komoran – Klinë e Epërm, të cilët kanë penguar realizimin e këtij projekti tash e katër vjet. “Është dashtë të pritet rreth katër vjet për t’i zgjidhur problemet pronësore, në mënyrë që të vazhdohet ndërtimi i zgjerimit të rrugës Komoran – Klinë e Epërm. Bashkë me nënkryetarin Lushtaku, zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, me stafin e tij dhe me profesionistë, kemi takuar dhe bashkëbiseduar me pronarët e pronave, përgjatë se cilave do të kalojë segmenti rrugor. Unë i mirëkuptoj shqetësimet e tyre, dhe me të drejt mund të shprehin skepticizëm, por i sigurova se Komuna e Skenderajt dhe unë si kryetar, ofrojmë garanci të plotë, të nënshkruar madje, se asnjë milimetër e atyre pronave nëpër të cilat do të realizohet projekti i zgjerimit të rrugës me 4 korsi, nuk do të zhvlerësohet, por do të trajtohet dhe kompensohet me vlerën e tregut. Unë kam besim tek qytetarët e komunës tonë, se kur janë në pyetje projektet madhore, nga të cilat përfitojmë ne si Komunë, janë bashkëpunues dhe mirëkuptues, gjë që i falënderova secilin prej tyre. Javën e ardhshme do të takohemi serish për të nënshkruar një deklaratë, me përgjegjësi të secilës palë, për të prezantuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të titullarëve të pronave, në mënyrë që të vlerësohet saktësisht nëse dikujt prej pronarëve i është bërë kompensim. Në të kundërtën, asnjë pronarit nuk do t’i hyhet në hak.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …