Përurohet SHFMU “ Dëshmorët e fshatit Bubavec” në Bubavec të Malishevës

Përurohet SHFMU “ Dëshmorët e fshatit Bubavec” në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj në fjalën e rastit, theksoi: “Ndihem mirë që sot jam prezent në hapjen e shkollës “Dëshmorët e fshatit Bubavec” në Bubavec, para jush të moshuar, nxënës dhe mësimdhënës, për banorët e fshatit tuaj ruaj  kujtime të mira, sepse ata i dhanë shumë Kosovës dhe Lirisë së saj nëpër breza për arsim kombëtar, luftëtarë të dëshmuar në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj, ju sot keni kushte shumë më të mira për mësim dhe hapësira që ju duhen për të nxënë njohuri të reja, por ju bëjë thirrje që të punoni me përkushtim ju mësimdhënës, nxënës e prindër, sepse puna më e madhe dhe patriotizmi më i madh pas luftës, sot është edukimi dhe arsimimi i brezave të ri. Ai vazhdoi më tej duke thënë se deri tash si qeveri lokale kemi ndërtuar pesëmbëdhjetë shkolla dhe dy kemi rinovuar, tash shumë shpejt pritë të fillohet edhe me një shkollë të re për ndërtim këtë vit e ku po e realizojmë premtimin se arsimin e kemi prioritet dhe si objektivë e kemi që në të gjitha shkollat e komunës  të punohet me një ndërrim, vetëm paradite, krejt në fund i uroj  nxënësit dhe mësimdhënësit ta gëzojnë shkollën e re me suksese, cilësi  dhe konkurrencë  në nivel vendi përfundoi Begaj. Zëvendës ministri i MASHTI, Heset Sahit ka vlerësuar si moment historik për banorët e fshatit Bubavec dhe komunës së Malishevës, hapjen e shkollës së re, ndërkaq ka thënë se  puna  arsimore e mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve në mësimdhënie dhe mësimnxënie që ka krijuar shkollë ndër vite  dhe që sot po bëheni me  shkollë  moderne për nxënësit dhe mësimdhënësit e saj  pritjet janë më  të larta dhe avancim në cilësinë e mësimit, si dhe mbështetja jonë për Komunën e Malishevës  në fushën e arsimit do të vazhdoi edhe në të ardhmen, duke i pajisur  kabinetet e lëndëve shkencore me mjete mësimore, dhe krejt në fund urime. Prerjen e shiritit e bënë Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, zëvendës ministri i arsimit Heset Sahiti, drejtori i  shkollës Maliq Kryeziu e tjerë, në fund nga nxënësit u dha një program kulturor.

Kontrolloni gjithashtu

Aliu: Kënaqësi t’i pres e t’i uroj kampionët që lartësuan e bën krenarë jo vetëm Ferizajn por gjithë Kosovën

Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e tij …