Zëvendësministrja Morina-Bunjaku priti në takim përfaqësues të organizatës World Vision International

Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina Bunjaku, ka pritur në takim udhëheqësin e Zyrës rajonale të Lindjes së Mesme dhe Evropës Lindore të organizatës World Vision International, Dr. Beng Yeoh si dhe menaxheren e programit për Kosovë, Vjollca Racaj. Në këtë takim u bisedua rreth bashkëpunimit të nisur midis Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe World Vision International. Zëvendësministrja Morina-Bunjaku tha se “gjatë takimit të sotëm diskutuam rreth problemeve me të cilat ballafaqohen rinia në vendin tonë. Po ashtu, me vullnet dhe gatishmëri u dakorduam që të vazhdojmë bashkërisht të punojmë për mirëqenien e tyre, në mënyrë që të ndikojmë në zhvillimin aktiviteteve rinore dhe për të luftuar varfërinë dhe padrejtësinë sociale”. Ndërkaq, udhëheqësi i World Vision, Dr.Beng Yeoh, tha: “Shprehim falënderimin tonë për kontributin dhe gatishmërinë tuaj për bashkëpunim, si dhe dua të ritheksoj vullnetin tonë për bashkëpunim në të ardhmen në fusha që janë me interes për misionin dhe prioritetet e secilit institucion”. Në anën tjetër, menaxherja e programit për Kosovë, Vjollca Racaj, shpjegoi se World Vision ka filluar të veprojë në Kosovë në vitin 1998 në përgjigje të krizës së refugjatëve të Kosovës. “Aktualisht, World Vision vepron në 10 komuna dhe 19 komunitete, kryesisht nëpërmjet granteve. Ne jemi të interesuar që të zhvillojmë marrëdhënie afatgjata me komunitetet lokale dhe strukturat qeveritare në të gjitha nivelet”, përfundoi Racaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …