SBASHK-u paralajmëron grevë të përgjithshme në fund të nëntorit, në sistemin arsimorë duke filluar nga çerdhet, arsimi parauniversitar, si dhe universitetet në tersi, nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre. Mësimdhënësit e të gjitha niveleve të arsimit në Kosovë do të mund të shkojnë në grevë të përgjithshme në fund të këtij muaji, nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre për rritjen e koeficientit të pagave, si dhe të miratohet ligji për mësimdhënësit e viteve 90-ta. Kështu ka thënë për lajmi.net, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, derisa ka shtuar se ky paralajmërim për greve është bërë në mënyrë që të nxiten dy komisionet parlamentare. Jashari ka thënë se Komisioni Parlamentarë për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e ka zvarritur për një kohë të gjatë debatin për projektligjin e viteve 99-ta. Ai po ashtu ka thënë se SBASHK-u nuk mund të pres pa kufi dhe se sipas tij nëse nuk ka sinjale se projektligji për paga do të ndryshoj dhe se në qoftë se Komisioni Parlamentarë vazhdon ta mbajë në sirtarët projektligjin për vitet 90-ta, atëherë ai thotë se do të thërras Këshillin Drejtuese të SBASHK-ut, të cilët sipas tij, do të vendosin në emër të mësimdhënësve për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë. Jashari po ashtu ka potencuar se janë takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ky i fundit, ju kishte premtuar se Komisioni Parlamentarë për Administratë do ta ketë një shkresë, gjegjësisht, siç thotë ai, përfaqësuesi i kryeministrit do të shkojë në komision dhe do ti jep dritë të gjelbër që ta bëjë një ndryshim/korrigjim të projektligjit për pagat.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …