Ndonëse ministria e Punëve të Jashtëm po e mohon se ka tërheqje të njohjeve për shtetësinë e Kosovës, një gjë e tillë pohohet nga ambasadori britanik. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, duke u përgjigjur në një pyetje të parashtruar nga një qytetarë në Facebook, tha se fatkeqësisht, disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net. “Fatekeqesisht, disa vende i kane terhjek njohjet e tyre per Kosoven. Nuk mendojme qe ka ndonje justifikim per keto veprime. Kosova i permbushe te gjitha kriteret per te qene nje shtet i pavarur, ne e kemi pranuar Kosoven si shtet i pavarur dhe sovran”, shkruan O’Connell. Në anën tjetër diplomacia kosovare thotë se janë propagandë serb, tërheqjet e njohjeve
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …