Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Haradinaj: Thaçi të shqyrtojë mundësinë nëse duhet të shkojë në takimet e thirrura në Brukseli nëse nuk ka liberalizim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari Hashim Thaçi duhet të shqyrtojë mundësinë që nëse duhet të shkojë në takimet e thirrura në Bruksel për bisedime me Serbinë, në rast se nuk liberalizohen vizat për Kosovën. “Do të ishte shumë keq që nëse njërës palë në dialog, në këtë rast Kosovës dhe z. Thaçi t’i thuhet hajde në dialog por qytetarët e tu nuk do të marrin liberalizimin. Thaçi është mirë të analizojë vet se çfarë të bëjë, duhet të analizojë se a duhet të shkojë në këto takime”, ka thënë Haradinaj në konferencë për media pas takimit ministror për Integrime Evropiane. Haradinaj ka bërë me dije se përkundër faktit që Kosova i ka kaluar dy faza të rëndësishme të procesit të liberalizimit, vlerësimin e Komisionit Evropian dhe votimin e Parlamentit Evropian për të filluar dialogun, tani ka mungesë të gatishmërisë për ta vënë në rend dite këtë çështje nga ana e Këshillit të Ministrave me arsyetimin se mungon vullneti politik. “Ne si Qeveri e Kosovës po insistojmë që kjo çështje të vihet në rend dite të Këshillit të Ministrave pavarësisht a votojnë për ose kundër. Nuk bën të paragjykohet rezultati dhe të mos vihet në rend dite. Unë besoj se po të hyjë në agjendë të Këshillit të Ministrave liberalizimi do të votohet”, është shprehur Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …