Thaci - Vucic

Hashim Thaçi: Në takimin me kryetarin serb, Vuçiq do të bëj përpjekje maksimale për t’i afruar qëndrimet

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se gjatë takimit, në Bruksel,  me kryetarin  serb Aleksandar Vuçiq do të bëjë përpjekje maksimale që të përafrojë qëndrimet me Serbinë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obliguese. Pak para këtij takimi në Bruksel, Thaçi ka thënë se me marrëveshje gjithëpërfshirëse nënkupton njohje reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Thaçi ka ripërsëritur se dialogu nuk do të jetë i lehtë dhe se ka pengesa deri në arritjen e kësaj marrëveshje, por ajo  është mundësia më e mirë për të ardhmen evropiane të të dyja  vendeve. Është mundësi e radhës e organizuar nga Federica Mogherini, Bashkimi Evropian me mbështetjen e Amerikës”, ka thënë Thaçi para gazetarëve para hyrjes në takim. Edhe kryetari i Serbisë ka paralajmëruar se bisedimet nuk do të jenë të lehta, as të favorshme për Serbinë, por ka saktësuar se më mirë është të bisedohet 100 vjet sesa të luftohet një ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …