Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti thotë se nga viti 2014 ka humbur logjika politike në Kosovë me ndarje të tepërt të pushtetit

Rexhep Hoti thotë se nga viti 2014 ka humbur logjika politike në Kosovë me ndarje të tepërt të pushtetit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti ka thënë se kjo parti këto vite ka ndarë pushtet me partnerët qeverisës shumë më tepër se që është dashur. “Nga viti 2014 ka humbur logjika politike në Kosovë. Nga ajo PDK ka ndarë pushtetin shumë më tepër se që realisht i ka takuar të ndajë”, ka thënë ai. Hoti thotë se po të ishte dëgjuar Kadri Veseli në PDK, ky subjekt politik nuk do të futej në koalicion as me LDK-në në vitin 2014 duke bërë kryeministër Isa Mustafën, por as nuk do të bëhej koalicioni i madh PAN që bëri kryeministër Ramush Haradinajn. Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës thotë se ky subjekt politik do të kishte pozita më të favorshme nëse ishte dëgjuar këshilla e Veselit. Hoti ka thënë se megjithatë askush sikur Thaçi nuk ka ndarë pushtetin në Kosovë, prandaj ai meriton edhe të udhëheq me dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …