Ministri i Shtetit për Diasporën Shqiptare, Pandeli Majko ka reaguar pas thirrjeve raciste, fyese e poshtëruese kundër shqiptarëve, nga grekët që merrnin pjesë në varrimin e terroristit, Kostandinos Kaçifa i ekzekutuar ditë më parë nga forcat RENEA. Majko ka thënë së ata e treguan fytyrën e tyre terroriste, ne treguam respektin. “O të nderuar shqiptarë të irrituar me të drejtë; Zakoni i Shqiptarit e respekton aktin e cermonisë mortore, vdekja nuk ka ngjyrë! Ne respektuam vdekjen e një qenie humane qofte ky edhe terrorist, ata perfituan nga akti mortor dhe perdhosen te vdekurin dhe flamurin e tyre , asgje nuk na bën neve! U filmuan, skeduan dhe pas cermonisë së varrimit u arrestuan, tani që flasim janë në burg në Shqipëri dhe rrezikojne 2-3 vite burg! Ata treguan fytyren e tyre terroriste, ne treguam respektin dhe shpirtin human ndaj qenies njerëzore! Ne jemi NE, bijtë e Skenderbeut. Ata janë, ekstremistë e terrorist të lindur, bijtë e ASKUJT!”, ka shkruar Majko. Me keqardhje duhet konstatuar se bijtë e Skënderbeut nuk kanë pranuar fyerje e poshtërime nga Perandoria më e madhe e botës sikur ishte Turqia dhe tani politikanët tanë mjeranë bëjnë strucin nga frika prej terroritëve grekë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …