Zonja Mogherini kërkon që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për Dialogun

Zonja Mogherini kërkon që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për Dialogun

Kryesuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, e BE-s-, Federika Mogherini pas takimi që pati me kryetarin e kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarin serb Vuçiq, ka thënë se BE pret nga Kosova dhe Serbia që të tregojë angazhimin dhe përkushtimin e tyre në lidhje me dialogun. “Bashkimi Evropian pret që Serbia dhe Kosova të tregojnë përkushtimin dhe angazhimin e tyre ndaj Dialogut, duke pasur parasysh lidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet normalizimit të plotë të marrëdhënieve midis tyre dhe perspektivave konkrete për aspiratat e tyre në BE”, thuhet në njoftimin për media nga zyra e Mogherinit. Tutje Mogherini iu ka bërë thirrje dy presidenteve që të sigurojnë një mjedis të favorshëm për dialog dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me normalizimin e marrëdhënieve. “Në diskutimet e saj me dy presidentët, Federica Mogherini theksoi nevojën që Kosova dhe Serbia të sigurojnë një mjedis të favorshëm për Dialogun dhe të përmbahen nga fjalët, veprimet dhe masat që janë në kundërshtim me frymën e normalizimit”.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …