Prodhuesit e Kosovës, edhe pse të paktë në numër në vazhdimësi janë përballur me pengesa të shumta sa i përket konkurrencës së brendshme. Kjo për faktin se vendet fqinje, e sidomos Serbia ka eksportuar produkte të ndryshme pa paguar asnjë taksë. Kjo ka bërë që ato produkte të dominojnë në tregun e Kosovës. Pra këto produkte në tregun e Kosovës kanë ardhur me çmim nën koston e prodhimit, çka edhe shkel marrëveshjen e CEFTA-së, ku sipas saj nuk lejohet shitja e produkteve nën koston e prodhimit.
Prodhuesit kosovar po ballafaqohen me shumë barriera në aktivitetin e tyre të përditshëm, duke filluar nga mungesa e energjisë elektrike, që në disa vende prodhuesi mbetet pa energji elektrike deri në 12 orë në ditë. Furnizimi stabil me energji elektrike është njëri nga kushtet bazë për secilin investitor që dëshiron të investojë në Kosovë. Kompanitë serioze nuk investojnë në një vend ku nuk ka stabilitet energjetik, sepse kjo do t’u shkaktonte dëme të mëdha bizneseve të tyre, veçanërisht atyre prodhuese.
Pothuajse të gjitha anketat e bëra me biznese kanë identifikuar furnizimin e pasigurt të energjisë elektrike si njërën prej pengesave kryesore në zhvillimin e tyre. Republika e Kosovës ballafaqohet me reduktime të ashpra të rrymës, përderisa qëndron në rezervat e treta të linjitit në Evropë.
Gjithashtu edhe një rol të theksuar negativ po luajnë edhe bankat kosovare me kamatat tejet të larta, siç dihet Kamatat e larta mund të vlerësohen që janë njëra ndër barrierat që çojnë në vështirësi të mëdha dhe të cilat mund të jenë si faktorë kontribuues në falimentimin apo krijimin e vështirësive të shumë ndërmarrjeve, qofshin ato të mesme, të vogla apo edhe të mëdha.
Politikat jo të favorshme fiskale gjithashtu kanë ndikuar që prodhuesit vendor të anashkalohen, ndërrimet e shpeshta fiskale krijojnë huti tek bizneset, gjithashtu mendoj se duhet një strategji kombëtare për të rritur vetëdijen e qytetarëve për konsumimin e prodhimeve vendore, mbetet që edhe bizneset kosovare të rrisin cilësinë e produkteve vendore, duke krijuar një besueshmëri ndaj prodhimeve të tyre, pra kur prodhuesit rrisin cilësinë mendoj se rritet edhe oreksi për konsumimin e produkteve vendore.
Republika e Kosovës shumicën e produkteve që i konsumon i importon nga vende të ndryshme, ndërkaq pjesa dërmuese nga ato vijnë nga shteti i Serbisë, dhe shpeshherë kemi hasur në media të shkruara dhe elektronike për problemet me produkte të importit, sidomos nga Serbia që sipas shumë hulumtimeve, janë edhe kancerogjene dhe kompanitë serbe kanë edhe linja të veçanta prodhimi për Kosovë pa kurrfarë standardi.
Republika e Kosovës në vitin 2013 ka importuar 285 milionë euro nga Serbia, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, për periudhën janar-mars 2015, importet nga Serbia kapin vlerën 64,045,350.84, kurse eksportet 3,314,973.07, që përbën një deficit prej 90.16%.
Sipas ASK-së importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shkurt 2018, arritën në 52.5 milionë euro, ose 25.6% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-13.2%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.7%), Maqedonia (4.4%), Shqipëria (4.2%) dhe B&H (2.0%).
Thjesht Serbia për çdo vit shet rreth 500 milionë euro mallra në tregun e Kosovës, përderisa eksportet e Kosovës drejt shtetit fqinj nuk janë më të larta se 20 milionë euro, gjithashtu edhe Presidenti i Serbisë disa ditë më parë u kishte bërë thirrje kompanive serbe që të marrin pjesë sa më shumë në panairin e Prishtinës, ose në “ tokën e shenjtë” sipas serbëve.
Mos harroni se Serbia kishte vrarë 12 mijë qytetar të tij, prej tyre 1,741 femra, 1,396 fëmijë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2,261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria, pastaj janë përdhunuar mbi 20 mijë gra kosovare, duke përzër 1 milionë qytetar, duke djegur mbi 100 mijë shtëpi, shteti kriminal serb ende po vazhdon luftën speciale ndaj Kosovës, si në aspektin politik, ekonomik e kulturor, pra ne po bëjmë tregti me armikun, një armik i keq dhe i pa mëshirë, ne ende po i hapim zemrën kompanive serbe, e që parimisht nuk jam kundër përderisa shteti i tyre kërkon falje, mirëpo ky shtet kriminal nuk respekton asnjë ligj të Republikës sonë, madje ka edhe plane për trazira, aneksim, mosbindje ndaj shtetit të njohur tash nga shumica e vendeve demokratike.
Republika e Kosovës shumicën e produkteve që i konsumon i importon nga vende të ndryshme, ndërkaq pjesa dërmuese nga ato vijnë nga shteti i Serbisë, dhe shpeshherë kemi hasur në media të shkruara dhe elektronike për problemet me produkte të importit, sidomos nga Serbia që sipas shumë hulumtimeve, janë edhe kancerogjene dhe kompanitë serbe kanë edhe linja të veçanta prodhimi për Kosovë pa kurrfarë standardi.
Të jesh patriot në ekonomi do të thotë të kontribuosh në nxitjen e prodhimit vendor, të stimulosh kërkesën e brendshme për mallra dhe shërbime, të inkurajosh dhe të ndikosh në rritjen e eksporteve të cilat janë në nivel shumë të ulët në krahasim me importet sidomos në mes të Republikës së Kosovës dhe asnjë të Shqipërisë, duke i bërë kështu mallrat tona më konkurruese. Këtë duhet ta bëjë para së gjithash qeveria dhe çdo sipërmarrës dhe qytetar i përgjegjshëm i vendit tonë.
Bashkimi i kapitalit të biznesmenëve kosovarë dhe atyre shqiptarë në mënyrë që të krijojnë korporata të mëdha dhe të jenë konkurrent me ekonomin globale e me theks të veçantë me ekonomit e vendeve të rajonit.
Kosova dhe Shqipëria duhet urgjentisht të fillojnë ti bashkojnë odat ekonomike, dhe të kenë një strategji të përbashkët të zhvillimit të shqiptarëve kudo që ata jetojnë.
Ashtu siç jemi patriot me rastin e ndeshjeve të futbollit duhet ta bartim edhe në sferën ekonomike ti duam produktet tona.
Sot, në kohën e një krize të madhe globale, vendit tonë i duhet më shumë se kurrë ta zhvillojë ekonominë, t’u sigurojë qytetarëve vende pune dhe mirëqenie sociale, duke i përkrahur prodhuesit e vendit.
Për vendet e vogla si Shqipëria dhe Kosova, promovimi i eksporteve është tejet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, gjë që reflektohet në krijim të vendeve të punës dhe mbi të gjitha në rritje ekonomike. Rritja e eksporteve ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e produktivitetit të kompanive dhe njëkohësisht është një shtytës shumë i mirë i krijimit të mundësive për specializim dhe ngritje të kualitetit të produkteve të ofruara.