Gjatë vizitës së tij në shtetin shqiptar, ministri Berisha ka zhvilluar takime të ndara me presidentin, Ilir Meta dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Mistri Berisha dhe kryetari, Ilir Meta biseduan për marrëdhëniet Kosovë- Shqipëri, situatën në rajon e më gjerë, ndikimin dhe rolin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe kontribuuese e ruajtjes dhe ndërtimit të paqes përkrah shteteve demokratike, për mundësitë potencialet që ka shteti shqiptar për mbështetjen e Republikës së Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve të sigurisë dhe të mbrojtjes, si dhe për mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj për anëtarësim në iniciativat dhe organizmat ndërkombëtarë të sigurisë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri Rrustem Berisha u prit në takim edhe nga ministrja shqiptare e Mbrojtjes z. Olta Xhaçka, më të cilën biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë.
Ministri Berisha shprehu nderime të larta për ministren Xhaçka, ministrinë që ajo drejton dhe qeverinë shqiptare në përgjithësi, për rolin dhe angazhimin e saj personal dhe të Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit e më gjerë dhe kontributin e saj të gjithanshëm në proceset integruese të vendeve të rajonit.Krahas kësaj, ministri Berisha e njoftoi ministren Xhaçka edhe me zhvillimet e fundit në MFSK dhe FSK, arritjet dhe partneritetin e ndërtuar me shtetet mike, si dhe për avancimin e planit lidhur me misionin dhe detyrat e FSK-së, i njohur tashmë si procesi i tranzicionit të FSK-së.