Bashkimi Evropian pret nga autoritetet në Kosovë që të ndërmarrin hapa drejt vazhdimit të dialogut për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, deklaruan për “Radion Evropa e Lirë” zyrtarët në Bruksel, pas paralajmërimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se nuk do të takohet me homologun Hashim Thaçi derisa të jetë në fuqi taksa që u ka vënë Kosova importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo thuhet të ketë qenë edhe tema kryesore e takimit të dy presidentëve, të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini. Zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijançiq, ka thënë se masa që ka ndërmarrë Kosova ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës minon bashkëpunimin rajonal dhe “nuk është në përputhje me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit”. “E kemi bërë të qartë se vendimi i Qeverisë së Kosovës është shkelje e detyrimeve të Kosovës që dalin nga CEFTA. Ne qartë presim që Kosova ta tërheqë këtë masë, ka thënë Kocijançiq.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …