leoni

Endrit Shala: Nisma Socialdemokrate po i pret veprimet e kryetarit të vendit konform Kushtetutës për çështjen e mandatarit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, pati takim me drejtorët e Drejtorive të Inspeksioneve Komunale

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është takuar me drejtorët e Drejtorive të Inspeksioneve Komunale, për bashkërendimin e punëve dhe harmonizimin e veprimeve.

Shala para tyre ka paraqitur punën e bërë prej se ka marrë mandatin, përderisa, duke treguar për prioritetet dhe ka kërkuar bashkëpunim për zbatimin e ligjeve.

 “Arsyeja e këtij takimi është të bashkëbisedojmë për të gjetur mënyrën më të mirë për bashkëpunimin me inspektoratin e MTI-së dhe inspektoratit të veterinarisë. Prioritet e kam vendos mbrojtjen e konsumatorit dhe përmes kësaj cilësinë e produkteve. Për mua shumë të rëndësishme janë zbatimi ligjeve, krijimi infrastrukturës së nevojshme për produkte cilësore, mbrojtjen e promovimin e produkteve vendore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Deri tani kur kanë kaluar vetëm një muaj që jam emëruar ministër, kemi marr disa vendime që janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë dhe për të ardhmen e gjeneratave. Por ne si Qeveri dhe Ministri mund të nxjerrim ligje dhe  vendime shumë të mira, por që këto të jetësohen, nevojitet angazhim më i madhe dhe i përbashkët i të gjithë neve”, ka theksuar ministri Shala.

Ministri ka kërkuar nga drejtorët e inspeksiove komunale që ta kenë prioritet zbatimin e urdhëresës që ndalon shitjen e duhanit dhe pijeve alkoolike për të miturit, po ashtu të identifikohen dhe asgjësohet lodrat që kanë rezultuar se janë jashtë standardeve dhe të jenë të gatshëm kur të hyn ligji në fuqi që obligon bizneset të vendosin flamujt e shteteve nëpër rafte që tregon prejardhjen e mallit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …