leoni

Ministri Fatmir Matoshi pritet nga kryetari Muharremaj

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi, ka vizituar Komunën e Suharekës, ku është pritur nga kryetari i Komunës Bali Muharremaj. Ata së bashku kanë biseduar për projektet që Komuna e Suharekës është duke i zhvilluar dhe për ato në vazhdim. Kryetari Muharremaj e ka falënderuar ministrin Matoshi për vizitën dhe për përkrahjen e projekteve që ministri Matoshi po i jep Komunës së Suharekës dhe ka kërkuar nga ai që të përkrahet në vazhdimësi në kuadër të projekteve që Komuna e Suharekës do t’i realizoj tutje. Ministri Matoshi e ka falënderuar kryetarin Muharremaj për pritjen dhe ka thënë se ministria që ai e drejton, do të jetë çdo herë përkrahëse e projekteve të Komunës së Suharekës dhe e ka vlerësuar lartë punën që kryetari Muharremaj po e bënë. Ata së bashku kanë dalë në terren për të parë disa projekte që janë duke u përfunduar në territorin e Komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …