Ismet Azizi: Rriten tensionet në Sanxhak

Paralajmërimi i marshimit të  çetnikëve rrugëve të Pazarit të Ri, si kundër përgjigje ndaj “Marshimit në Haxhet”, kanë ngritur tensionet në Sanxhak. Sjelljet raciste, shoveniste serbomadhe të tifozëve në Beograd, duke iu brohoritur e kënduar kriminelëve serb dhe djegia e flamurit të Republikës  së Turqisë, janë shkëndija të një konflikti të mundshëm në Sanxhak.

 

Lideri fetar dhe intelektual, myftiu Muamer Zukorliq, vazhdimisht ka përsëritur se ngritja e tensioneve në Sanxhak, lehtë mund të shpërthejë në dhunë, skenar të cilin Serbia nuk dëshiron ta shohë në territorin e vet, edhe pse me sukses e ka zbatuar në pjesën veriore të Kosovës dhe në Republikën Serbe të Bosnjës. Një gjë e këtillë është shumë e mundur dhe për te flet edhe sjellja e qarqeve intelektuale nacionaliste serbe dhe ajo e tifozëve, që aspak nuk duhet neglizhuar, duke u bazuar në të kaluarën sepse pikërisht konflikteve iu kanë pri grupet e ndryshme të tifozëve, sidomos ata të “Cervena Zvezdës”.

Tifozët e Klubit futbollistik  ” Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq) së Beogradit, të shtunën në ndeshjen futbollit kundër KF “Novi Pazar” iu kanë brohoritur kriminelëve serb të luftës Ratko Mlladiqit dhe Radovan Karaxhiqit.  Kur zyrtarët e stadiumit kërkuan të ndërpritet brohorotja,  ata u përgjigjënm me fishkëllima.

 

Simpatizuesit, përveç thirrjeve për Mlladiqin dhe Karaxhiqin, brohoritën dhe kënduan këngë nacionaliste për liderin çetnik Drazha Mihajlloviq.

Supozohet se kjo ishte një formë e provokimit, duke pasur parasysh se ekzekutimi me lahutë dhe këndimi i këngëve epike popullore janë me temë nga e kaluara e konfliktit mes Serbisë dhe Turqisë.

Provokimi me lahutë është një mënyrë e ngacmimit të ndjenjës fetare të simpatizuesve të Novi Pazarit.

 

Ky provokim ndodhi në fillim të pjesës së dytë kur tifozët kënduan me lahutë, e që nënkuptohet e është një fyeje ndaj besimtarëve islam dhe ndaj turqëve. Tifozët kanë kënduar të përcjell me fishekzjarrë dhe mjete tjera piroteknike të cilat janë të ndaluara me ligj. Spikeri zyrtar, e as delegati zyrtar nuk kanë reaguar e as nuk ia kanë tërhequr vërejtjen tifozëve. Tutje, tifozët në stadium në minutën e 53, në shenjë urrejtjeje ndaj sanxhaklinjëve kanë djegur flamurin e Republikës së Turqisë.

 

Para pesë viteve simpatizuesit K F “ Novi Pazar”, me emrin “Torcida“, u paraqitën në stadiumin e tyre me transparentin “Stadion Aqif Efendija”, me të cilin kërkohej haptas që stadiumi të emërohet sipas heroit të këtij populli, Aqif Blyta. Kjo thirrje edhe atëherë edhe tash po hidhëron jo vetëm sportdashësit por politikën zyrtare të Serbisë dhe nacionalistët serb.

Disa herë për shkak të bartjes së flamurit shqiptar dhe atij turk nga “Torcida” në ndeshjet që zhvillon klubi i tyre, klubi është  kërcënuar me suspendim të stadiumit, gjë të cilën edhe e kanë bërë.

Sporti është gjithçka në Ballkan, kështu që nuk ishte befasi kur banorët e qytetit më të madh të Sanxhakut dolën në rrugë para 4 viteve për të festuar rezultatin e ndeshjes Turqi-Serbi në gjysmëfinalen e kampionatit botëror të basketbollit në Stamboll. Ajo që ishte befasuese ishte fakti se ishte Turqia, e jo Serbia, që e kishte fituar ndeshjen.

Banorët e Sanxhakut, kryesisht myslimanë, i mbushën rrugët atë mbrëmje duke u gëzuar për humbjen e ekipit të shtetit të “tyre”, duke valëvitur flamuj turq dhe duke brohoritur “Sanxhaku nuk është Serbi”.

 

Serbinë dhe serbët po i pengon, si gjithherë, gjithçka që nuk është serbe edhe vet termi Sanxhak. Boshnjakët nuk e njohin himnin serb si të shtetit të tyre. Sportistët boshnjak nuk e nderojnë e as nuk e këndojnë himnin serb. Ky fakt i hidhëron në masë të madhe zyrtarët e lartë në Beograd. Qarqet serbe janë të vetëdijshme se ngritja e vetëdijes kombëtare të sanxhaklinjëve është në rritje e sipër. Mandej shumë mirë e dinë se këta janë ata të cilët ishin kontribuuesit më të mëdhenj të luftës në Bosnjë. Serbinë po e pengon arsimimi në rritje i boshnjakëve, deklaratat e shpeshta se ta nuk janë sllav, ndryshimi i mbiemrave etj. Pavarësimi i Bashkësisë Islame nga shteti, e cila me liderin e saj po udhëton drejt një autonomie të Sanxhakut, bënë që Beogradi mos të jetë i qetë. Me një rast myftiu Zukorliq pat deklaruar “ne nuk do ta shpallim autonominë, ne po e ndërtojmë autonominë”.

 

Mandej duke kërkuar përkrahjen ndërkombëtare, Zukorliq, për Radion Evropa e Lirë, me një rast pat deklaruar:“ Përse rrobat e mia të shkaktojnë turp dhe jo rrobat e Dalai Lamës? Nëse nuk është e lejuar për mua, atëherë nuk duhet të jetë për askënd. Kjo domethënë se duhet t’i fshijmë Dr. Martin Luter Kingun apo Gandin. Të gjithë këta ishin autoritete fetare”. Me këtë deklaratë myftu bëri thirrje  qarqeve demokratike që ta përkrahin Sanxhakun në rrugën e tij për autonomi.

Se si do të rrjedh situata në prag të zgjedhjeve për Këshillin Nacional ku po punohet shumë në përafrimin e grupeve politike  bosh Jake, me këto provokime të pandërprera nga qarqet e ndryshme serbe, mbetet të shihet. Por, koha është që Perëndimi dhe qarqet demokratike evropiane ta kthejnë vëmendjen kah Sanxhaku para se të bëhet vonë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …