Matoshi: Problemi i ndotjes së ajrit nuk mund të zgjidhet për një ditë

Matoshi: Problemi i ndotjes së ajrit nuk mund të zgjidhet për një ditë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka deklaruar se problemi i ndotjes së ajrit nuk mund të zgjidhet për një ditë. Ai ka theksuar më tutje se nga shkaktarët kryesor të ndotjes së ajrit në Kosovë janë termocentralet dhe përdorimi i thëngjillit nga ekonomitë familjare. Duke folur për masat që po ndërmerren kundër ndotjes së ajrit, ai ka theksuar se udhëzimi administrativ që ka hyrë në fuqi para një jave për shqiptimin e gjobave, ishte i domosdoshëm. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka shtuar më tutje se nuk e di saktë sa është numri i gjobave, por e di që mekanizmat që e zbatojnë janë inspektorët e Ministrisë, Komunat dhe Policia. Në secilën komunë ku gjobiten qytetarët, ato mjete iu dedikohen komunave për ambientin. Gjobat sillen nga 20 deri në 100 euro.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …