Shqiprim Arifi: Shqiptarët e Kosovës Lindore asnjëherë nuk do të zbrapsen nga dëshira dhe kërkesa për bashkim me Kosovën

Arifi: Ideja për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën ka ardhur nga popullsia shqiptare e mbetur ende nën Serbi

 

 

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se ideja për bashkimin e komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc me Kosovën ka ardhur nga popullsia shqiptare e mbetur ende nën Serbi. Ai ka shtuar më tutje se ideja për bashkim është e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë dhe kjo ide është pranuar edhe nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Kërkesa për bashkim me Kosovën nuk është bërë në llogari të askujt e as për ndonjë interes personal të ndonjë personi. Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka theksuar më tutje se askush nuk mund të lauj me fatin e Kosovës Lindore dhe ka kërkuar nga partitë politike të Kosovës që të jenë unike në raport me këtë pjesë të Kosovës të mbetur ende nën Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …