Veprimtarja e përkushtuar e çështjes kombëtare, analistja, Fetnete Ramosaj ka konstatuar se Bashkimi Evropian po vazhdon të përdorë standarde të dyfishta për liberalizimin e vizave në raport me Kosovën. Ajo ka përkujtuar se përderisa Kosovës BE ia dyfishoi kushtet për plotësimin e kritereve për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur me shtetet e tjera të rajonit. Madje, në vitin 2009, Komisioni faktmbledhës që e vizitoi Serbinë, për të vlerësuar plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave, në Bruksel e paraqiti një gjendje krejtësisht tjetër nga ajo që realisht e kishte konstatuar në Serbi, qoftë në gjyqësor, qoftë në rezultatet e luftimit të krimit të organizuar, në sundimin e ligjit etj. Sipas konstatimeve në vendin e ngjarjes Serbia nuk i plotësonte kushtet për liberalizimin e vizave, por u paraqit tjetër raport dhe Serbisë me përkëdheli ia dhanë liberalizimin e vizave. Analistja, Fetnete Ramosaj ka nënvizuar më tutje se të vetmit qytetarë të Evropës, që edhe një dekadë pas liberalizimit të vizave të shteteve të tjera të rajonit, padrejtësisht po vazhdojnë të mbahen në GETO, jemi ne shqiptarët e Republikës së Kosovës, edhe pse janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …