Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar sot në Paris me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Temë kryesore e këtij takimi ishte edhe çështja e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Sipas mediave serbe, Vuçiq në këtë takim nuk e ka lënë pa përmendur edhe lëvizjen e fundit të Prishtinës zyrtare në lidhje me vendosjen e taksës shtesë për importin e mallrave serbe. Vuçiq, citohet t’i ketë thënë kancelares gjermane se një veprim i tillë sipas tij përbën shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Merkel në këtë takim ka ripërsëritur qëndrimin e saj se dëshiron të ndihmojë për paqe në rajonin e Ballkanit. Takimi i tyre u mbajt pak para fillimit të ceremonisë zyrtare të shënimit të armëpushimit që rezultoi me përfundimin e Luftë së Parë Botërore.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …