Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, sot ka mirëpritur rreth 70 liderë botërorë në Paris, të cilët morën pjesë ceremoninë për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Armëpushimi hyri në fuqi më 11 nëntor, 1918, duke i dhënë fund kështu luftës katërvjeçare, që la të vdekur të paktën 10 milionë ushtarë dhe miliona civilë. Macron mbajti një fjalim te Harkun e Triumfit, ku është varrosur një ushtar i panjohur që është vrarë gjatë luftës. Në këtë ceremoni, ku morën pjesë rreth 70 liderë botërorë ishin edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ai rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në fjalimin e tij, Macron u bëri thirrje liderëve botërorë që të bashkojnë forcat për të “luftuar për paqe”, duke thënë “le të ndërtojmë shpresat tona, në vend se të luajmë me frikë kundër njëri tjetrit”.
