Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar kalanë e Korishit në Prizren për të parë nga afër gërmimet dhe restaurimet që po bëhen atje. Ai i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vlerësuar se toka e Kosovës përveç pasurive natyrore, ka edhe shumëthesare të qytetërimit. “Toka e Kosovës nuk ka vetëm pasuri natyrore, por në të gjenden të ruajtura edhe thesare të qytetërimit, siç është kalaja e Korishit të cilën e vizitova sot bashkë me ministrin e Kulturës. Ne duhet t’i zbulojmë e restaurojmë këto pasuri kulturore, për ti kthyer në qendra të turizmit kulturor”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …