Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë ka bërë me dije se koalicioni qeverisës nuk do të zhantazhohet nga askush. Kjo deklaratë e Veselit vjen pas vendimit të Listës Serbe që tash e tutje do të veprojë në Kuvend si opozitë. “Ne do ta çojmë koalicionin deri në vitin 2021. Askush nuk mund të shantazhojë”, është shprehur Veseli.
