Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, thotë se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, thotë se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale. Në hapjen e Javës Globale të Ndërmarrësisë që ka filluar sot në abientet e Kuvendit të Kosovës, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka thënë se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale, shkruan lajmi.net. “Globalizimi po ndryshon shumë shpejtë mënyrat e të bërit biznes. Ekonomia e internetit po krijon pesë vende pune online për çdo dy vende pune të humbura offline. Çdo vit, ekonomia digjitale e BE-së po rritet me 12%, në kushtet kur sektorët tjerë po shënojnë rënie”, theksoi Beqaj. Në hapje të këtij aktiviteti kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministra të Qeverisë së Kosovës, ambasadorë të vendeve mike të Kosovës, udhëheqës të ICK-së, si dhe përfaqësues të sektorit të ekonomisë dhe teknologjisë. Ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka përkrahja e ndërmarrësve, bizneseve fillestare dhe inovatorëve, gjë të cilën ka filluar ta bëjë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë përmes ndarjes së fondeve dhe krijimit të kushteve për realizim të ideve inovtive të të bërit biznes më themelimin e Qendrave të Inovacionit. Siç bëhet e ditur në njoftimin e kësaj ministrie, Beqaj ka thënë po ashtu se Kosova ka potencial për zhvillim të ekonomisë digjitale dhe të rinj e të reja me shkathtësi në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, të cilët po krijojnë efekt ekonomik për ekonominë e vendit. Ai ka thënë së shumë shpejtë do të kërkojë nga kryeministri Haradinaj dhe Ministria e Arsimit që lëndët si ndërmarrësia dhe kodimi të futën si lëndë mësimore në shkollat fillore të Kosovës. Java Globale e Ndërmarrësië (GEW) organizohet për herë të 6-të në Kosovë nga Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK) në bashkëpunim me Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë,  dhe mbështetet nga Ambasada e Suedisë, GIZ, Ambasada e Norvegjisë. GEW do të zgjasë nga 12 deri më 18 nëntor.​

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …