leoni

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, uron Talat Xhaferin,  për rizgjedhje në postin e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani thotë se Kosovës nuk i bën nder takimi i Hashim Thaçit me Vladimir Putinin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se, takimi i sotëm në mes të kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin, nuk i bën nder Kosovës. Osmani ka shkruar po ashtu se, shtrëngimi i duarve mes Putinit dhe Thaçit nuk është fare i papritur pasi që sipas saj, për herë të parë në historinë e Kosovës. “Shtrëngimi i duarve mes Putinit dhe Thaçit nuk është fare i papritur. Kjo sepse për herë të parë në historinë e Kosovës, një politikan shqiptar del haptas në mbështetje të planeve serbe dhe ruse për ndarje të Kosovës. Dhe kjo nuk bëhet rastësisht nga Thaçi. Shpresa që këto akrobacione të rrezikshme mund të shpëtojnë lëkurën e dikujt, mund të jetë njëra nga arsyet. Kosovës nuk i bënë nder takimi me Putin, si lider autoritar i izoluar nga Përëndimi për shkak të të bëmave të tij në ish-Republikat Sovjetike, e as mesazhi i përquar përmes këtij takimi për një orientim tjetër gjeostrategjik që bie në kundërshtim me vlerat dhe aspiratat tona euroatlantike. Nder Kosovës do t’i bënte duarshtrëngimi me Kancelaren Merkel, e cila po lufton me ngulm për të mbrojtur kufijtë e Kosovës nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm të vendit tonë. Por, Thaçit i mungoi dje ajo fotografi, prandaj edhe e zëvendësoi me një të para disa muajve. Shpresoj që imazhi i sotëm Putin-Thaçi të bindë të gjithë deputetët e pushtetit që ka ardhur koha që copëtimin e vendit ta kundërshtojnë jo vetëm me fjalë por edhe me votë”, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …