Ambasadori, Frederic Mondolini, i kërkoi falje kryetarit të Serbisë e popullit serb për jo radhitje të mirë, në Paris

Ambasadori, Frederic Mondolini, i kërkoi falje kryetarit të Serbisë e popullit serb për jo radhitje të mirë, në Paris

Ambasadori i Francës në Beograd, Frederic Mondolini, i kërkoi falje kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe popullit serb për radhitjen  në skenë, në Paris, gjatë kremtimit të 100 vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Mondolini theksoi se është “për keqardhje” që kreu i shtetit i Serbisë, edhe pse lideri i një prej vendeve fitues të Luftës së Parë Botërore, gjendet përballë presidentëve të Francës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë dhe jo në të njëjtën anë me ta.  “Me Serbinë jemi shumë afër, Serbia humbi gati një të tretën e popullsisë së saj në Luftën e Parë Botërore, 62 për qind e popullsisë mashkullore. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë them se ishte gabim dhe ne pendohemi dhe i kërkojmë falje kryetarit Vuçiç dhe popullit serb tha Mondolini për një  stacion televiziv të Beogradit. Serbia kishte reaguar nga kjo radhitje, edhe për faktin se kryetari, Hashim Thaçi kishte pasur pozitë më të volitshme duke qenë i ulur afër krerëve të shteteve më të mëdha të botës.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …