leoni

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Inkubatorit të Biznesit në Malishevë

Në një ceremoni të organizuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministri i kësaj ministrie, Endrit Shala dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e Inkubatorit të Biznesit në Malishevë. Me këtë rast, ministri Shala ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje është ndihma ndaj komunave që bizneset të kenë kushte dhe mundësi më të mirë për ta zhvilluar veprimtarinë e tyre. Kryetari Begaj, gjithashtu e ka vlerësuar këtë marrëveshje dhe e ka falënderuar ministrin Shala, për këtë investim të ministrisë për Malishevën. “Çdo ditë po punojmë që bizneset tona të kenë kushte dhe mundësi të operimit më të mira. Jam i lumtur që sot nënshkrova një marrëveshje për nisjen e ndërtimit të Inkubatorit të Bizneseve në Komunën e Malishevës dhe së shpejti do të nisin edhe punimet. Ky inkubator do të jetë një mundësi e mirë për të rinjtë që idetë e tyre t’i bëjnë realitet”, ka thënë ministri Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …