Nuk është për t’u habitur me dhunën e shfrenuar dhe thirrjet gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve por është për të ardhur keq me habinë e atyre që janë habitur me këtë mendësi të serbëve! Nuk është për të u habitur as me mos shprehjen e keqardhjes nga shtresa politike apo intelektuale serbe, nëse mund të ketë atje shtresë intelektuale, por është për t’u habitur me ata që po habiten me këtë mos shprehje keqardhje të serbëve!
Si mund te presë njeriu i arsyeshëm keqardhje nga ata që as edhe njëherë nuk kanë shprehur keqardhje për vrasjen dhe masakrimin e mijëra fëmijëve, dhunimin e dhjetëra mijërave femra dhe vrasjen dhe dëbimin e qindra mijërave jo serbëve nga trojet dhe vatrat e tyre? Me këtë shpërfaqje të mendësisë së vërtetë të serbëve nuk janë habitur vetëm ata që janë përballur me luftën e saj gjenocidale, me dhunën e saj shekullore ndërsa janë habitur ata që kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë se populli serb është popull i demokratizuar dhe fatkeqësisht janë të shumtë ata që besojnë kështu. Është marrëzi të presësh reagime humane nga udhëheqësit e një populli të mbarsur me dekada me urrejtje për popujt fqinj. Udhëheqësit e çdo populli përfaqësojnë dhe angazhohen për të realizuar vullnetin e popullit të tyre e serbët na ritreguan edhe njëherë se cili është vullneti i tyre nërmjet brohoritjeve të tyre: “Vritni, vritni shqiptarët”, “Vrit, masakro, që shqiptari të mos ekzisto” dhe brohoritje të tjera. Këtë nuk e kërkuan disa qindra apo mijëra por dhjetëra mijëra serbë që brohorisnin pa ndërpre “Vritni, vritni shqiptarët”, “Vrit, masakro, që shqiptari të mos ekzisto”. Është marrëzi e shkuar marrëzisë të presësh kërkim falje apo keqardhje nga udhëheqësit e një populli të tillë të zgjedhur në mënyrë demokratike. Kush ka sy, vesh dhe mendje kishte se çka të shohë, dëgjoj dhe argumente për të menduar dhe reflektuar. Nuk ia vlen të merret njeriu më shumë me habinë e të marrëve, injorantëve, syleshëve dhe të shurdhëve që sy kanë por nuk shohin, kan vesh por nuk dëgjojnë dhe kanë mendje por nuk mendojnë.
Mendësia serbe mund të kuptohet dhe demaskohet më së miri nga këndvështrimi i psiko-analizës së themeluar nga psikiatri vjenez me prejardhje hebreje, Zigmund Frojdi. Akush nuk mund të na ndihmoj më mirë për të kuptuar mendësinë serbe dhe demaskuar politikën dhe diplomacinë e saj djallëzore se sa Frojdi, populli i të cilit në prag të luftës së dytë botërore po përballej me natën e kristalt e Evropa heshtte ashtu sikur po heshtet gjatë këtyre ditëve kur ato pak familje dhe bizense shqiptare të mbetura pa u dëbuar nga Serbia po sulmohen e kërcënohen ndërsa bizneseve të tyre po iu vihet flaka si gjatë natës së kristalt në Gjermaninë naziste, e Prishtina, Tirana e Brukseli zyrtyar hesht!!! Mendësia, politika, diplomacia dhe strategjia serbe mund të kuptohet dhe shpjegohet më së miri me konceptet e Frojdit për vetëdijen dhe pavetëdijen. Ai konstatonte se vetëdija, që është ana e dukshme e personalitetit të njeriut është pasojë e pavetëdijes që është ana e padukshme e personalitetit të njeriut por që e përcakton anën e dukshme, vetëdijen. Ai insistonte se vetëdija në raport me pavetëdijen është sikur maja e një ajsbergu me pjesën dërmuese të tij që gjendet nën ujë por që ne nuk e shohim dhe meqë nuk e shohim, ne besojmë në mënyrë naive se ekziston vetëm maja e akullit e cila qëndron mbi ujë por nuk vrasim mendjen për të menduar se nën atë copë akulli gjendet një akull gjigant që është bazament i saj. Kështu duhet kuptuar edhe dhunën e dhjetëra mijërave serb që urdhëronin vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve deri në zhdukjen e tyre. Dhuna e huliganeve serb ndaj lojtareve shqiptar paraqet vetëm majën e ajsbergut te urrejtjes patologjike te popullit serb dhe institucioneve të tij ndaj Shqiperisë dhe shqiptarve ndërsa bazamenti i saj janë të gjitha institucionet arsimore të prira nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, Kisha Ortodokse Serbe, partitë politike me përjashtim të Partisë Liberale Demokratike të Çedomir Jovanoviqit, historiografia e tyre, mediet e shkruara dhe elektronike dhe ideologjia e tyre fashiste që as nuk u kritikua e as nuk u dënua sikur u dënuan në vendet e tjera.
Duhet thënë troq dhe pa ekuivoke se dhuna e shfrenuar serbe dhe thirrjet raciste për gjenocid “Vritni, vritni shqiptarët”, “Vrit, masakro, që shqiptari të mos ekzisto” tregon për mendësinë e vërtetë të popullit serb dhe institucioneve të tij. Thirrjet e tilla dhe dhuna e shfrenuar verbale dhe fizike paraqesin vetëm majen e ajsbergut të politikes serbe anti shqiptare. Nuk është kjo hera e parë e fatkeqësisht nuk do të jetë as e fundit e thirrjeve të tilla morbide. Qytetarët liridashës shqiptar që janë ballafaquar me dekada me dhunën e shfrenuar të Serbisë nuk janë habitur e as nuk do te habiten me thirrje gjenocidale por jane habitur dhe do të habiten ata që dikur më shumë donin Serbinë, serbët dhe Jugosllavinë se sa shqiptarët dhe Shqipërinë sikur që sot më shumë duan që të krijohet një komb artificial kosovar se sa shtrirja e kufijve të Shqipërisë gjithandej ku dominon kombi shqiptar. Me këto thirrje gjenocidale mund të jenë habitur edhe ata që muaj më parë duke provuar të bëjnë kozmopolitin ju duartrokisnin dhe dalldiseshin deri në delirë pas Bregoviqit sikur ai të përfaqësonte Krishtin në tokë dhe nuk vrisin mendjen se ishte ai që ju kishte kënduar serbëve që kishin vrarë, dhunuar, masakruar e dëbuar shqiptarët pa dallim moshe apo gjinie.
Le të shpresojmë që ndodhia gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri- Serbi do të shfrytëzohet për të reflektuar në shumë aspekte. Kur njeriu sheh dhunën e shfrenuar të huliganëve dhe forcave serbe të sigurisë para syrit te kamerave nuk duhet shumë imagjinatë për të kuptuar se çfarë krime kanë bërë serbët pak vite më parë anekend Kosovës pasi e dinin se ato nuk do të mund të argumentohen asnjëherë me anë të videogjirimeve. Por këtë mund ta kuptojne vetëm ata që u ballafaquan me një dhunë të tillë por që fatkeqësisht nuk u kuptua e as që do të kuptohet nga ata që u habiten mbrëmë të cilët 24 orë dërdëllisin për nevojën e normalizimit të raporteve me Serbinë dhe krijimin e marrëdhënieve miqësore! Buqitjet e serbëve për vrasjen e shqiptarve gjatë ndeshjes futbollistike, e demaskuan edhe njehëre politiken serbe por këtë nuk mund ta vërejn syleshët e vesh shurdhët që janë të zënë me leksionet dhe propaganden për demokratizimin e Serbise dhe nevojen për normalizimin dhe krijimin e marrëdhënieve miqësore të serbëve dhe shqiptarëve. Frojdi do të thoshte se këto janë përpjekje për të krijuar marrëdhëne sado-mazohiste në mes dy kombeve. Pse serbët lejohen të jenë sadist, kjo mund të gëlltitet disi por nuk mund të gëlltitet pa u çmendur dhe marrosur më parë që ne shqiptarët të bëjmë mazohistin!!! Nuk e përjashtoj mundësinë që mund të gjendet ndonjë lider miop, ndonjë që ka probleme psiqike apo çrregullime të personalitetit të pranoj të bëjë këtë rol por nuk e besoj që kombi ynë të bëjë mazohistin pasi ky do të ishte degjenerim kolektiv dhe justifikm edhe për ndëshkim qiellor. Pavarësisht dërdëllisjeve që dëgjohen nëpër kancelaritë e Evropës dhe të të obsesionuarve tonë pas pushtetit dhe vardisësve pas zyrtarëve te BE-se, Serbia dhe populli i saj është i mbarsuar me urrejtje ndaj Shqiperise dhe shqiptarve liridashës dhe manifestimi i saj në kryeqendrën e Beogradit paraqet pjesëzen më të vogël të saj sepse pjesa dërmuese e saj vazhdon të mbetet e padukshme ashtu sikur është e padukshme pjesa më e madhe e akullit që gjendet nën ujë.
Ndeshja e e kombëtares së Shqipërisë na mësoi edhe diçka tjetër. Na mësoi se populli serb dhe institucionet e tij nuk e durojnë dot lartësimin e flamurit të kombit shqiptar dhe se deklaratat e disa dërdëllisësve që belbëzojnë nëpër mediet tona se serbëve nuk ju pengon flaumri kombëtar i shqiptarëve por nuk mund ta durojnë valëvitjen e flamurit të Kosovës, janë marrëzi e shkuar marrëzisë. Eshtë interesant të shohim ndeshjen edhe nga këndvështrimi i semiotikës dhe dhunën dhe thirrjet morbide serbe ndaj kombit shqiptar. Ekipi i përfaqësueses së Shqipërisë kishte në përbërje futbollist anekënd viseve shqiptare, gjë që nga e cila janë irrituar pa masë në Serbi. Mbase kjo tregon se ne pavetëdijen e tyre ata kane frikë të përballen me shqiptarët kur ata janë të bashkuar të gjithë në një front. Por jo vetëm kaq. Serbët janë të mbarsur me idenë se shqiptarët janë njerëz të paemancipuar, njerëz me bisht, të pakulturë dhe që nuk meritojnë të ekzistojnë mbi faqen e dheut ndërsa serbët janë popull hyjnor dhe për ata është e papranueshme që të jenë të barabartë me shqiptarët, qoftë edhe në një ndeshje futbolli. Kur njeriu kujton këtë ndjenjë të superioritetit të tyre nuk ka se si të mos i vijnë në mendje disa dromca të fjalimeve mbresëlënëse dhe tejet humaniste, të dy personaliteteve të jashtëzakonshme që u përndoqën dhe torturuan nga horrat, fjalime të cilat të tingëllojnë sikur u janë drejtuar serbëve dhe udhëheqësve të tyre të paemancipuar dhe të mbarsur me një urrejtje të pashembullt. 1.400 vite më parë, Muhamedi a.s në një fjalim lamtumirës nga kjo botë, porostiste: Një arab nuk ka superioritet ndaj një jo arabi, as një i bardhë nuk ka superioritet ndaj një të ziu. 1.400 vite më vonë, fituesi i çmimit Nobel për paqe, Martin Luter Kingu predikonte: Unë ëndërroj një ditë kur njerëzit do të gjykohen në bazë të karakterit dhe vepra të tyre e jo në bazë të ngjyrës së tyre. Askush nuk ka nevojë më shumë se sa serbët për këto predikime. Serbët dhe udhëheqja e tyre duan që në çdo rrethanë të tregojnë epërsi ndaj shqiptarëve ndërsa ne duhet të tregojmë dëgjueshmëri ndaj tyre. Vetëm si të tillë ne mund të jemi të mirë për serbët, vetëm të poshtëruar dhe të pa dinjitet. Kur kujton njeriu këtë dëshirë të flakt të tyre për epërsi ndaj shqiptarëve në çdo situatë, nuk ka se si të mos i vijnë në mendje fotot e takimeve të udhëheqësve serb me udhëheqësit shqiptar ku vërhet mjaftë qart përbuzja dhe prpotenca e tyre e tyre ndaj udhëheqësve të shqiptarëve
Dhe për të mos e zgjatur më shumë mem mendësinë raciste e gjenocidale serbe, është mirë të përkujtojmë, afirmojmë dhe reflektojmë për fushatat në sportin ndërkombëtare kundër racizmit. Qytetarët sportdashës anekënd botës janë të vetëdijshëm se në çdo ndeshje sportive, thirrja kryesore që shohim nëpër reklamat rretheqarkë fushave të futbollit është thirrja kundër racizmit ( AGAINST RACIZM ) thirrje e cila pasoi pas racizmi verbal i shfaqur në mënyrë sporadike nga ndonjë tifoz apo grup tifozësh racist. Tani UEFA, FIFA dhe Mishel Platini ka një rast ideal për të treguar se atë thirrje a e ka sa për sy e faqe apo e ka me gjithë mendje. T’ia përkujtojmë UEFA-s, FIFA-s, Platinit dhe zyrtarëve të tjerë të sportit se kush është provokim dhe kërcënim më i madh, valëvitja e një flamuri kombëtar nga një fluturake e vogël apo kur helikoptieri i forcave vrastare serbe bartte kufomën e një të riu shqiptar, me helikopter mbi vendbabnimet shqiptare për të t’i kërcënuar dhe dhënë mesazhin se çka i priste shqiptarët në të ardhmen.
Athua do ta bëjë Mishel Platini dhe bashkëpunëtorët e tij injorantin, cinikun apo racionalistin, ashku sikur bënë bashkëkombasit e tij, Ruso, Voletri, Didëro e racionalist të tjerë që kërkonin me ngulm që çdo gjë t’i nënshtrohej arsyes dhe ajo të jetë gjykatësja supreme ?
Thirrjet serbe ishin më shumë se racizëm, ishin thirrje për gjenocid dhe barbari. “Vritni, vritni shqiptarët”, “Vrit, masakro, që shqiptari të mos ekzisto”. Kjo nuk ishte thirrje e një individi ndaj një individi, nuk ishte thirrje e qindra individëve kundër qindra individëve, nuk ishte as thirrje e mijëra individëve kundër mijëra individëve por ishte buqitje e dhjetëra mijëra individëve për vrasje dhe masakrim deri në shfarosje të dhjetë milion shqiptarëve. Ishte thirrje që u bë në prani të udhëheqësisë së Serbisë, kryetarit të saj Tomisllav Nikoliq dhe nikoliqëve të tjerë që i dëgjonin me shumë dashuri dhe nuk bën bënë as edhe gjestin më të vogël në shenjë proteste ndaj këtyre thirrjeve gjenocidale e barbare. Falënderoj Zotin që Serbia nuk e ka fuqinë e Gjermanisë fashiste e as Nikoliqi me shpurën e tij fuqinë e monstrumit Hitler dhe shpurës së tij se përndryshe shqiptarët do t’i priste fati i hebrenjëve.
Eshtë trishtuese se banorët shqiptar që jetojnë në territorin e Serbisë janë duke përjetuar ato që përjetuan hebrenje në natën e kristalt dhe asnjë reagim nuk dëgjuam deri më tani, as nga Prishtina zyrtare, ku janë të zënë me luftën për pushtet, as nga Tirana zyrtare ku po bisedohet se sa evropian do të duket kryeministri, Edi Rama duke shtrënguar duart e bashkëpunimit me ata që ishin të përfshirë në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër në luftën nga e cila u vranë dhe masakruan mijëra fëmijë, u dhunuan dhjetëra mijëra femra, u vranë dhe masakruan mijëra civilë të moshave dhe gjinive të ndryshme, u dëbuan një milion të tjerë, të gjithë bashkëkombas të kryeminsitrit Edi Rama. Do të ishte mirë që para se të mendonim se sa evropian do të dukemi duke u përshëndetur miqësisht me ata që ende kanë duart e përgjakura dhe nuk kërkuan falje për këto krime, të mendojm se a është njerëzore një takim i tillë? Do të ishte mirë që më parë se të ngazëlleheshemi se sa do të dukeshim evropian nga takime të tilla të mendonim me mendje dhe me zemër se cila është mendësia e Evropës në raport me thirrjet gjenocidale dhe barbare të dhjetëra mijëra serbëve në mesin e të cilëve ishte edhe udhëheqja e saj, duke filluar nga presidenti i saj, Tomisllav Nikoliq që nuk bëri as edhe një gjest proteste ndaj thirrjeve të tilla?
Urojmë që pas kesaj ndeshje, politikanët tanë të reflektojnë më mirë se ku janë katandisur duke mbajtur inate dhe refuzojnë për të biseduar me njëri tjetrin ndërkohë që gjithë, pa përjashtim, janë treguar të gatshëm për të zhvilluar negociata me zyrtar të Serbisë! Eshtë mirë që qytetari shqiptar të fillojë t’i vlerësojë politikanët duke u bazuar në veprimtarinë e tyre të përditshme e jo në patriotizmin e tyre verbal. Mbase ky kriter do t’i detyronte ata të bashkëpunojnë me njëri tjetrin dhe të ndalin vrapin e tyre për të biseduar me zyrtarët e Serbisë sa here që e kërkojnë këtë burokratët e BE-se që nuk qajnë kokën se me kënd po kërkojnë të zhvillojnë bisedime miqësore.
Eshtë mirë që lartësojmë dhe vlerësojmë shumë atë që bënë përfaqësuesit e kombëtares sonë që na bënë të gjithëve të ndjehemi krenar me qëndrimin, lojën dhe reagimin e tyre dinjitoz dhe të qytetëruar dhe uroj që emrat e tyre dhe mbrotja që ia bënë flamurit të zë vend të përhershëm në kujtesën tonë kolektive dhe të mos harrohen asnjëherë ashtu sikur janë lënë në harresë qindra e mijëra djem dhe vajza që me ditë, javë, muaj e vite të tëra luftuan për mbrojtjen dhe lartesimin e flamurit shqiptar dhe ngritjen e tij sa më lart në qiell, sa më afër diellit, anekend viseve të Shqiperisë natyrale gjatë luftës çlirimtare në Kosovë, Iliridë e Kosovë Lindore.