leoni

Kryetari Haliti nderon veteranët e arsimit, Fehmi Ramadani dhe Avdyl Misini

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim veteranët e arsimit Fehmi Ramadani dhe Avdyl Misini. Me këtë rast në prag të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit që ndryshe njihet edhe si Kongresi i Alfabetit gjatë së cilës edhe u bë njësimi i alfabetit shqip Kryetari Haliti i ka dekoruar këta dy veteranë të arsimit nga Vitia për kontributin e dhënë në arsim. “Në prag të 100 vjetor të Kongresit të Manastirit dua të ju nderoj për punën që keni bërë në arsim shqip për dekada me radhë”, u shpreh Kryetari Haliti. Ndërkaq dy veteranët e arsimit falënderuan kryetarin Haliti për këtë vlerësim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …