Komuna përmirëson kushtet në QKMF-në e Vitisë dhe QMF-në e Pozheranit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nëna Terezë” dhe Emergjencën në Viti si dhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran. Me këtë rast ata u njohën edhe rreth investimeve të cilat janë bërë kohëve të fundit në këto dy qendra.  Gjatë takimeve të cilat i ka zhvilluar me stafin mjekësor të dyja qendrave, kryetari Haliti  tha se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të ju ofroj kushte sa më të mira stafit mjekësor por edhe pacienteve të kësaj komune. Ai shtoj se në një interval të shkurtër kohor kanë bërë ndryshime të mëdha si në krijimin e kushteve më të mira në këto qendra por edhe në pajisjen e tyre me teknologjinë e fundit e cila mundëson ofrimin e shërbimeve sa më të mira për pacientët. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti ju premtoj mantelbardhëve se edhe në vitet e ardhshme do të bëhen investime tjera si në infrastrukturë ashtu edhe në aparatura mjekësore. Ai i përgëzoi punëtorët shëndetësor për shërbimet që janë duke iu ofruar qytetarëve të Vitisë. Vjollca Kadolli-Halili Drejtoresh e QKMF-së së Vitisë, bëri me dije se falë investimeve të komunës së Vitisë, në bashkëpunim me disa partner në këtë qendër janë bërë përmirësimi i kushteve jo vetëm për stafin mjekësor por edhe për qytetarët të cilët marrin shërbime. Ajo bëri me dije se kohëve të fundit është bërë edhe furnizimi i kësaj qendre me aparatura mjekësore si dy monitorë për përcjellje të gjendjes së pacientëve, defibrilator, aparat të oksigjenit me rrymë, aspirator për nxjerrjen e trupave të huaj nga organizmi. Ajo shtoj se shërbimi i stomatologjisë është furnizuar me një karrige të re stomatologjike të avancuar përmes së cilës mund të përcjellën procedurat edhe në monitor si dhe mjete për stomatologji (sete stomatologjike). Dr. Kadolli-Halili tha se ndër tjerash laboratori është furnizuar me aparat hematologjik, centrifugë si dhe mikroskop. Po ashtu në QKMF-në e Vitisë është bërë edhe kompletimi i arkivës. Kurse bëhet me dije se Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran është bërë furnizimi i shërbimit të emergjencës me defibrilator, monitor , aparat të oksigjenit me rrymë, një karrige stomatologjike si dhe laboratori është furnizuar me mikroskop. Gjithashtu, është investuar në ambient si dhe në shtruarjen e pllakave të reja nëpër tërë QKMF dhe suvatimi i pjesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …