Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka thënë se “nuk duhet lejuar që të ketë aparteid me vizat për Kosovën”. Ai i ka thënë se nuk i din arsyet pse disa vende anëtare të Bashkimit Evropian refuzojnë të japin pëlqimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Komentet e eurodeputetit slloven, pasojnë deklaratat e ditëve të fundit të disa zyrtarëve të Bashkimit Evropian se heqja e vizave për qytetarët e Kosovës mund të merr më shumë kohë sesa që pritej. Pritjet ishin që liberalizimi i vizave të merrte dritën e gjelbër në dhjetor të këtij viti, por kohët e fundit janë shtuar zërat skeptik brenda BE-së rreth kësaj mundësie. Megjithatë ai shpreson se kjo çështje do të jetë në agjendën e Këshillit të Ministrave në dhjetor të këtij viti. “Padyshim se deri atëherë ka ende kohë për t’i bindur vendet anëtare për rëndësinë e garantimit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, për mundësinë e liberalizimit të vizave”, ka thënë Soltes. “Kjo është e nevojshme pasi edhe ka qenë pjesë e kushteve të cilat BE-ja i kishte kërkuar nga Kosova dhe të cilat janë plotësuar nga ana e saj”, ka theksuar ai.“Procesi në vazhdim, i cili fillimisht u miratua nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, tash i mbetet Këshillit të Ministrave që ta përmbush pjesën e vet”, ka deklaruar Soltes. (REL)
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …