Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit: Është rritur vetëdijesimi i qytetarëve sa i përket konsumimit të produkteve vendore

KMK: Është rritur vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës për konsumimin e produkteve vendore

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka mbajtur sot konferencë për media, ku kanë vlerësuar se është rritur vetëdijesimi i qytetarëve të Kosovës sa i përket konsumimit të produkteve vendore, duke pohuar se janë më cilësore se sa ato të Serbisë. Ky Këshill ka thënë madje se nuk duhet heshtur në raport ndaj veprave të Qeverisë së Serbisë, pasi ajo vetëm po e dëmton shëndetin e qytetarëve të Kosovës me produktet e saj si dhe po e dëmton rëndë edhe ekonominë e vendit. Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu, ka kërkuar që presidenti Hashim Thaçi t’i ngritë si çështje në dialog problemet që po ballafaqohen qytetarët nga dëmet që po iu shkaktohen nga produktet serbe, ndërsa tha se nëse do paqe për dialog le të kërkojë nga Aleksandar Vuçiq që të ndalojë armiqësinë ndaj kosovarëve duke penguar çdo herë anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme, njofton Klan Kosova. Sipas këtij këshilli, nëse Serbia nuk respekton marrëveshjet, atëherë taksa duhet të rritet apo edhe të merret vendim në anulim të tërësishëm të importimit të mallrave. Aty u bë e ditur se më 26 nëntor do të mbahet takim me Qeverinë e Shqipërisë, ku do të kërkohet edhe bashkëpunim në sektorin e mallrave ushqimore. Në këtë konferencë me titull “Të gjithë bashkë kundër dëmeve që vijnë nga Serbia” është kërkuar që kosovarëve t’ju bëhet furnizim me mallra ushqimore nga Shqipëria, Turqia, Maqedonia dhe Kroacia.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …