Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti sot në takim njoftues ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler. Gjatë takimit ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB. Ai tha se janë duke punuar në rritjen e sigurisë në Kosovë, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar. Ndërsa ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë. Në fund të takimit ministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Pfandler për përkrahjen që ka dhënë Republika e Austrisë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …