leoni

Koordinatorët e KKSB-ve të komunave të regjionit kanë mbajt një takim të përbashkët në komunën e Deçanit

Koordinatorët e KKSB-ve të komunave të regjionit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike përkatësisht Divizioni për Siguri në Bashkësi kanë mbajt një takim të përbashkët në komunën e Deçanit. Të pranishëm në këtë takim ishte i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, si nikoqir i këtij takimi, Përfaqësues të MPB-së Imer Thaçi, kolonel Shaban Shala drejtor Rajonal të policisë, komandanti i policisë në Deçan, Tog.Nysret  Xhurkaj, koordinatorët e KKSB-ve në komunat Klin, Istog, Pejë, Deçan dhe Junik, përfaqësues të OSBE-së  dhe anëtar të KKSB-së. I pari i Deçanit Bashkim Ramosaj, duke i falënderuar të pranishmit që kanë zgjedhë komunën  e Deçanit të jetë nikoqir i këtij takimi tha se  ky mekanizëm institucional është  mekanizëm që i ndihmon edhe shoqërisë KKSB-ja është një  organe  i cili në shumicën e rasteve ndikon drejtë për se drejti në të mirën e qytetarëve ku në bazë të  takimeve dalin edhe shqetësimet, ankesat po ashtu edhe mund të zgjidhen probleme të ndryshme. Në këtë takim të përbashkët nga të gjithë të pranishmit janë diskutuar edhe funksionimi i KKSB-ve, nëpër komuna, sfidat dhe përgjithësitë  e koordinatorëve rreth organizmit dhe mënyra e pagesave të anëtarëve të KKSB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …