Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, i ka quajtur joracionale dilemat e disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ajo, madje konsideron se dilemat e tilla po e cenuakan rëndë edhe kredibilitetin e BE-së. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ministrja shprehet se është mjaft e çuditshme që Kosova po përballet me dilema dhe pasiguri sa i përket liberalizimit të vizave, edhe pse i ka plotësuar të gjitha kriteret. Megjithatë, ajo shpreson se BE-ja një ditë do t’i përmbahet premtimit për vizat, edhe pse ne do të dëshironim që vendimmarrja për vizat të bëhet në fillim të dhjetorit, ka thënë ministrja Hoxha. Koha tashmë e ka humbur kuptimin, por meqë pritet që liberalizimi të jetë dhuratë, ajo mund të presë edhe për shumë vite, krejt derisa të vendoset statusi final i Kosovës pas bisedimeve aktuale me Serbinë. BE-ja di diçka më shumë se ministrja Hoxha andaj edhe nuk ngutet. Por, shtrohet pyetja çka na duhet kjo Ministri e integrimeve, kur qe afër 20 vjet i ka kushtuar qindra milionë buxhetit të Kosovës dhe viza nuk ka, sepse BE-ja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për shkak se atë e pengojnë pesë shtete të saj, për shkaqe që dihen botërisht por nuk i dinë, apo nuk duan të besojnë qeveritarët tanë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …