NATO ka qëndrim shumë të qartë. Aleanca e përkrahë zhvillimin e FSK-së në mandatin e saj të tanishëm. FSK është forcë profesionale dhe burim i stabilitetit rajonal. Nëse mandati do të ndryshojë Këshilli Veriatlantik do të rishikojë angazhimin e NATO-së në Kosovë. Është shumë e rëndësishme që për çfarëdo ndryshimi të mandatit të FSK-së, të konsultohen të gjitha komunitetet në Kosovë dhe aleatët e NATO-së, ka deklaruar për gjenerali i KFOR-it, Salvatore Cuoci. Sipas tij “NATO qëndron e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë përmes KFOR-it dhe në rast të ndryshimit të mandatit të FSK-së, ajo do të rishikojë nivelin e angazhimit të KFOR-it në Kosovë”.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …