Kryeministri, i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur bindjen se, brenda afatit kushtetues, që është dita e premte, Presidenti Ilir Meta do të dekretojë Sandër Lleshin Ministër të Brendshëm. S’ka asnjë arsye të kalojë përmes të premtes se është mekanike, tha kreu i qeverisë. “Një ushtarak aktiv s’mund të ushtrojë detyrën, por fare mirë tërhiqet në momentin kur emërohet Ministër, por këto janë interpretime. I kemi lënë presidentit të shohë ç’ka është më e arsyeshme, por në të dyja rastet shkon në dekretimit të ministrit të Brendshëm dhe kjo zgjidhet. Shpresoj që Presidenti Meta mos të jetë “viktimë” e gjendjes psikologjike të opozitës, për të luajtur një rol destruktiv. Këtë s’dua ta besoj. Për sa kohë se besoj këtë me çështjen është aktiv, s’është aktiv kjo zgjidhet, tha Rama
