Në Minisrtinë e Punëve të Brendshme mbahet takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim

Në Minisrtinë e Punëve të Brendshme mbahet takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është mbajtur takimi i grupit për zbatimin e Strategjisë Shtetërore për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar. Takimi u hap nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar për Riintegrim, z. Izmi Zeka. Ai tha se pa punën e përbashkët të gjithëve do të ishte vështirë të kishin sukseset në procesin e riintegrimit, sidomos që të kemi një strategji me standarde të BE-së. Zëvendësministri Zeka theksoi se duke parë fillimit e këtij procesi, MPB me një angazhim permanent ka bërë që nga një proces krejtësisht i ri për vendin tonë të bëhet  sistem funksional, kjo falë edhe punës së Departamentit për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar, organizatave ndërkombëtare që kanë mbështetur dhe të gjithë aketerët e përfshirë. Në fund ai theksoi sukseset që janë arritur në kuadër të kësaj strategjie. Ai tha se gjatë periudhës janar –tetor në skemat e ndryshme të ri-integrimit  kanë përfituar gjithsejtë 2843 persona, prej tyre 2309 janë përfitues në skemat e riintegrimit të qëndrueshëm. Po ashtu është bërë certifikimi i zyrtarëve për menaxhim të riskut, trajnime të shumta etj. Në këtë takim një raport më të detajuar për projektet që janë realizuar e paraqiti, drejtoresha e Departamentit të Ri-integrimit të Personave të Riatdhesuar, znj. Farije Ternava, si dhe të gjithë aktetët raportuan për institucionet dhe organizatat që përfaqësonin për angazhimet gjatë kësaj periudhe, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …