U përuruan edhe 2.5 kilometra rrugë në dy fshatra

Në fshatrat Shkarashnik dhe Marali, të komunës së Malishevës janë përuruar rrugët e asfaltuara, me një gjatësi prej 2.5 kilometrave. Përurimin e rrugëve e ka bërë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me zyrtarët tjerë përgjegjës dhe me banorët e këtyre dy fshatrave. Me këtë rast kryetari Begaj, i ka uruar banorët për rrugët e reja. “Rregullimi i infrastrukturës rrugore është një prej obligimeve që ne kemi në raport me të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, dhe në kuadër të këtij obligimi, ne jemi duke i ndërtuar rrugët në të gjitha vendbanimet e komunës tonë”, tha Begaj në ceremonitë e përurimit të rrugëve. “Sot, pothuajse të gjitha rrugët dhe rrugicat në lagjet e fshatrave të Komunës së Malishevës, janë të rregulluara dhe të asfaltuara, dhe kështu jetesa e të gjithë banorëve bëhet e lehtë, pasi me ndërtimin e rrugëve lehtësohet qarkullimi dhe lëvizja e qytetarëve”, tha Begaj dhe i ka uruar banorët e Maralisë dhe të Shkarashnikut. Ndërtimi i këtyre rrugëve, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …