Ndërlidhja e investitorëve francezë për bashkëpunim me investitorët kosovar, ishte qëllimi i takimit të mbajtur sot në zyrat e Odës së Afarizmit të Kosovës. OAK ka mirëpritur në takim investitorin francez Marc Pomarat me bashkëpunëtorët e tij Ramush Ashani dhe Dafina Murtezi. Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi, falënderoi investitorët nga Franca për vizitën e tyre Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi, falënderoi investitorët nga Franca për vizitën e tyre në Odë si dhe për zgjedhje të Kosovës si vend potecial për të investuar.
Investitori francez prezantoi brendin e tij të veshjeve sportive “newline” ku punonte tash e shumë vite, madje ky brend është i njohur në shumë vende të Evropës, USA dhe Canada. Ramush Ashani theksoi që investimet e tij të jenë të drejtuara në Kosovë, duke theksuar që brendi i ri sportiv do të jetë “Made in Kosova” dhe do të jetë i pranishëm në shumë tregje Botërore.
Ndërsa, anëtari i bordit të OAK, Hamdi Malushaj theksoi se në Kosovë ka mjaft hapësirë për bashkëpunim dhe investim. Gjithashtu prodhuesit janë të privilegjuar dhe kanë shumë lehtësira në të bërit biznes theksoi më tutje Malushaj.
Në fund të takimit të dy palët u pajtuan që ka hapësirë për bashkëpunim dhe investim në Kosovë, andaj OAK shprehu gatishmërinë për të mbështetur investitorët francez dhe ndërlidhjen me investitorët nga Kosova.
OAK në këtë takim u prezentua nga: Skënder Krasniqi kryetar i bordit, Hamdi Malushaj anëtari i bordit, Donika Gashi koordinatore, Qendresa Ibrahimi dhe Doruntina Gashi zyrtare.