Liderët shtetërorë kanë shtuar përpjekjet për të lobuar në vende të ndryshme për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qëndruar të mërkurën për vizitë në Finlandë, ku ka marrë mbështetjen e zyrtarëve finlandezë për anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të sigurisë, Interpol. Edhe kryeministri Ramush Haradinaj në fund të javës do të shkojë në Austri për të lobuar që vendi ynë të bëhet pjesë e Interpolit. Po ashtu edhe kryetari Hashim Thaçi ka bërë me dije se ka marrë konfirmimin e Turqisë e cila do të angazhohet te 17 vende për përkrahje të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …