Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi ka thënë se ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj i hapë kapitull të ri zhvillimit ekonomik në Kosovë. Ai ka thënë se në takimin e nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave, janë identifikuar të gjithë hapat e nevojshëm që kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë për ndërtimin e ujëmbledhësve të rinj dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese në vend. “Ndërtimi i ujëmbledhësve të rinj i hapë kapitull të ri zhvillimit ekonomik. Në Takimin e Nëntë të Këshillit Ndërministror të Ujërave, identifikuam të gjithë hapat e nevojshëm dhe adresuam çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin afatgjatë për ndërtimin e ujëmbledhësve të rinj dhe sigurisë së akumulimeve ekzistuese në vend. Ky sektor ka vëmendjen e plotë të Qeverisë, si investim strategjik dhe afatgjatë me interes shtetëror, për ngritjen dhe sigurimin e parametrave të domosdoshëm për zhvillim gjithpërfshirës dhe të qëndrueshëm”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …