Policia e Kosovës që nga sot do të punojë me orar të zgjatur. Nga tetë orë punë sa kishin punuar deri sot, nga sot, ditë e premte, ata do të punojnë dymbëdhjetë orë. Lajmin e ka konfirmuare dhe zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha. “Policia e Kosovës, varësisht prej nevojave operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, me qëllim të parandalimit të veprave penale dhe me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja, angazhon zyrtarët policorë në orar 8 apo 12 orësh”, tha Hoxha.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …