Veprimtari i palodhshëm, ish i burgosuri politik dhe publicisti, Selatin Novosella ka nxjerrë në dritë librin më të ri, të titulluar: “Lamtumirë Baca Adem”. Autori në këtë libër ka përmbledhur shkrime, fjalime dhe një pjesë të madhe të aktiviteteve të janë zhvilluar prej ditës së vdekjes së Adem Demaçit, më 26 korrik 2018 dhe në vijim. Ai ka prezantuar shkrime të ndryshme autoriale, që janë lexuar gjatë ditës së ceremonisë së varrimit, telegrame ngushëllim drejtuar familjes Demaçi e shkrime të tjera që janë botuar gjatë një periudhe të caktuar kohore. Pjesa kryesore e librit është plotësuar me “përshtypjet në librin e zisë”. Libri, “Lamtumirë Baca Adem” i botuar nga Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës, përurohet më 19 nëntor 2018, në ambientet e Institutit Albanologjik, të Prishtinës, duke filluar në orën 12.00. Data, 19 nëntor, korrespondon edhe me burgosjen e parë të Bacë Adem Demaçit nga regjimi jugosllav, më 19 nëntor të vitit 1958.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …