Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marr pjesë sot në takimin e Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut. Ai ka thënë së Kosova duhet të kthehet në lider në mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke ndjerë cenimin e të drejtave tona dekada me parë. “Dy dekada më parë, si popull e kemi ndjerë në thelb cenimin e të drejtave të njeriut dhe sot, Kosova duhet të kthehet në lider në mbrojtjen e tyre. Zbatimi i legjislacionit dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, ishin në fokus të takimit të Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut. Kosova ka krijuar infrastrukturë solide ligjore në këtë fushë. Kur kësaj i shtohet respekti për tjetrin dhe vlerat e tij, si dhe humanizmi i popullit tonë për të cilin shquhemi në botë, ne mund të krenohemi se vërtetë kemi krijuar një mjedis të përshtatshëm, ku mbrohen të drejtat e secilit”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …