Të dielën në Komunën e Mitrovicës, do të mbahet një takim i organizuar nga banoret e fshatit Vllahi se bashku më kryetarin e Komunës Agim Bahtiri. Ky takim është thirrur pasi që ky fshat ka ngritur shqetësim rreth idesë së shkëmbimit të territoreve. “Banorët e Vllahisë të shqetësuar me temën e shkëmbimit të territoreve. Të dielën me datën 18.11.2018 në ora 13:00 në shkollën fillore “Jashar Begu”, në fshatin Vllahi do të mbahet një takim i përbashkët me kryetarin e komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetarin, Faruk Mujka, me banorët e fshatit Vllahi, të cilët janë mese të shqetësuar nga deklarimet e fundit të disa politikanëve por edhe me publikimin e një harte ku sipas ndarjes së re pas “Marrëveshjes Finale me Serbinë”, fshati Vllahi do të mbetej nën administrimin e komunave veriore, respektivisht të Serbisë. Në këtë takim pjesëmarrës do të jenë edhe shefat e grupeve të Asamblistëve të Komunës së Mitrovicës si dhe mediat lokale e ato qendrore”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …