Të pa disiplinuarit që hedhin mbeturina të ndëshkohen sipas ligjit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Deçanit ka mbajt takimin e tretë   më këto pika të rendit të ditës. Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit dhe të ndryshme. Të pranishëm ishin strukturat policore nga niveli lokal KFOR, FSK-së, klerik fetarë dhe  përfaqësues të  komuniteteve. Takimin e hapi kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari Sami Cacaj. Kryetari Ramosaj tha se marrë në përgjithësi çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit, është relativisht e qetë. Për çështjen e sigurisë ka folur edhe komandanti i policisë në Deçan Toger Nusret Xhurkaj. Xhurkja gjatë raportimit tha se krahasuar me vitin e kaluar gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit në të gjitha aspektet është më e qetë dhe sipas statistikave ka rënie të veprave penale. Xhurkaj tha se kemi hartuar planin operativ ku nga data 09.11.2018 kemi nisur edhe kontrollin për sezonin dimërore për pajisjet e nevojshme të ngasësve të automjeteve  si dhe jemi në përmbyllje të projektit  nëpër shkolla “Siguria në Trafik”. Xhurkaj tha se vendosja e kamerave në qytet ka ndikuar pozitivisht në vetëdijesimin e qytetarëve, po ashtu kërkoi që ky rrjet i kamerave të ketë shtrirje edhe në pjesë tjera të qytetit sidomos në udhëkryqe, në vazhdimësi të takimit paraqiti shqetësim për qentë endacak ku tha se ka edhe kërkesa të qytetarëve të cilët u janë drejtuar shërbimit tonë për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin qentë në rrugë. Drejtori për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni tha se komuna e Deçanit ka kontaktuar shërbimin e veterinës, ata kanë bërë edhe verifikimin e terrenit ndërsa kanë nisur edhe me aksion për grumbullimin e qenve të cilët do të trajtohen, ndërsa sa i përket çështjes së mbeturinave në komunën e Deçanit jemi duke punuar në vazhdimësi për krijimin e kushteve më të mira duke bërë edhe shpërndarjen e kontejnerëve në bashkëpunim më GIZ-in Gjerman, por kërkojmë edhe ndihmën e policisë dhe të inspektorëve që të nisim më gjoba mandatorë për ata që krijojnë deponi ilegale dhe hedhin mbeturina kudo. Edhe nënkryetari Cacaj, kërkoi një bashkëpunim më të shtuar më policinë duke cituar se pas orën 23:00 disa biznese dhe ekonomi familjare bëjnë hedhjen e mbeturinave në vendin e quajtur ,,Podi i Gështenjave’’ aty ku disa herë është bërë pastrimi, por prapë është shndërruar në deponi të egër dhe rrezikon kalimin e qytetarëve dhe vet banorëve të atij lokaliteti. Përfaqësuesi i BIK-ut Musa Ukaj, bëri të ditur se bashkë më kryetarin e Komunës Bashkim Ramosaj dhe kryetarin e Bashkësisë Islame në Deçan Rasim Bytyqi, kemi takuar Myftiu Naim Ternava ku dhe jemi dakorduar që komuna e Deçanit nga viti 2019 ti bartë shpenzimet e varrimit për qytetarët e komunës së Deçanit po ashtu ne si BIK jemi të gatshëm që për çdo iniciativë në të mirë të qytetarëve të komunë së Deçanit të jemi bashkëpunues. Ndërsa përfaqësuesja e HENDIKOSIT Sabrije Zeqaj tha se vetëdijesimi i nxënësve neper shkolla rritë edhe nivelin e pastërtisë së qyteti e sidomos në ambientet e shkollave. Ndërsa Drejtori i DKA-së Qazim Maloku tha se vendosja e kamerave ne të gjitha shkollat e komunës së Deçanit ka rrit vetëdijesimin e nxënësve por kërkoi nga drejtoria e shërbimeve publike që të bëj shenjëzimin e rrugëve sidomos në afërsi të shkollave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …