Memli Krasniqi thotë se Kosova asnjëherë nuk ka pasur ndonjë rast të prezantojë vërtetën para bllokuesit të vetëm të anëtarësimit të Kosovës në OKB. Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se asnjëherë Kosova nuk është respektuar më shumë se sa me vizitën e fundit të Thaçit në Francë. “Brenda 48 orëve presidenti Thaçi ka takuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump, kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, nja 2-3 herë presidentin francez Macron, presidentin turk Erdogan dhe në fund presidentin e Rusisë”, tha Krasniqi në RTV Dukagjini. Ish-ministri Krasniqi thotë se reagimet politike janë të kuptueshme, por deri sot, sipas tij, Kosova nuk ka pasur asnjë mundësi të prezantojë të vërtetën para bllokuesit të vetëm të anëtarësimit të Kosovës në OKB. “Pengesa kryesore e anëtarësimit të Kosovës në OKB është Rusia sepse vetoja e tyre e ka pamundësua implementimin e Pakos së Ahtisarit. Me vite të tëra gjysma e energjisë së diplomacisë kosovare është shpenzuar për të krijuar takime me shtetet e ndryshme mosnjohëse anë e mbanë botës”, thotë Krasniqi. Nënkryetari i PDK-së thotë se është e çuditshme që takimi i Thaçit me Putinin të shihet me dyshim, kur ai ndodhi në margjinat e një takimi të përgjithshëm ndërkombëtar. “Për mendimin tim është e çuditshme të shikohet me sy dyshues takimi i presidentit Thaçi me Putinin, i cili ishte një takim kortezie meqenëse ishte një takim në margjina”, tha Krasniqi. Ai thotë se takimi Thaçi- Putin nuk ka mundur të ndodhë rastësisht dhe pa pasur mbështetjen e aleatëve tradicional të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …