Rrustem Peçi: Sot, më 17 nëntor, Tirana feston 74-vjetorin e çlirimit, ku ishte asokohe Mid-hat Frashëri?

Rrustem Peçi: Sot, më 17 nëntor, Tirana feston 74-vjetorin e çlirimit, ku ishte asokohe Mid-hat Frashëri?

Kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, Rrustem Peçi ka shkruar se  sot, më 17 nëntor, Tirana feston 74-vjetorin e çlirimit. Populli i Tiranës, si çdo vit e pret këtë festë si ditën më të shënuar, se Dita e Çlirimit është histori. Por, jo vetëm tiranasit, por i gjithë populli shqiptar e kremton 17 Nëntorin, sepse kryeqyteti është i të gjithëve dhe se çlirimi i tij ishte preludi i Çlirimit të Shqipërisë më 29 Nëntor 1944. Duan apo nuk duan armiqtë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare Urdhrin:  “Me çdo kusht të merret Tirana” e dha Enver Hoxha dhe askush tjetër. Duan apo nuk duan kolaboracionistët e të gjithë ata që vjellin vrer kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe partizanëve, që përpiqen ta kthejnë mbrapsht rrotën e historisë, çlirimi i Tiranës, i gjithë qyteteve, i gjithë krahinave, i gjithë fshatrave dhe e çdo pëllëmbe toke e Shqipërisë, është vepër e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, është vepër e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar që e udhëhoqi PKSH, me Enver Hoxhën në krye.

Çfarëdo që të bëjnë, ngado që të vërtiten kolaboracionistët, pinjollët e tyre, kalemxhinjtë e paguar dhe politikanët e djallëzuar,  sulmin për çlirimin e Tiranës e organizoi Korparmata I Sulmuese Partizane me Komandant Dali Ndreun, Komisar Hysni Kapon, Shef Shtabi Mehmet Shehun. Ishte Komandanti i Brigadës I Mehmet Shehu, strategu i kësaj beteje frontale. Në të 19 ditët e netët e betejës për Tiranën do të provoheshin luftime nga më të përgjakshmet nga partizanët e të 11 brigadave që morën pjesë në të, për ta çliruar nga nazistët dhe veglat e tyre kolaboracionistët të Ballit Kombëtar e zogistëve, që ishin në një llogore me ta. Ishte populli i thjeshtë e i mrekullueshëm i Tiranës, intelektualët përparimtarë e patriotë që u bënë njësh me partizanët në barrikada dhe triumfuan… Tirana mbeti i vetmi kryeqytet në Botë që u çlirua vetëm me forcat partizane  pa ndihmën e askujt tjetër. Thjesht pyesim: Ku ishte Mid’hati me Ballin e tij kur partizanët përlesheshin me nazistët për çlirimin e Tiranës?! Në një llogore me hitlerianët.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …